Kivanç Tatlitug bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri domethënës i të birit
Aktori i njohur turk, Tatlitug është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, stilistja Basak Dizer ka sjellë në jetë mëngjesin e djeshëm një djalë.
Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë aktori përmes një postimi në Twitter, ku ka treguar se lumturia e tyre është e papërshkrueshme.

Sakaq, sipas mediave turke, ata e kanë pagëzuar djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug mbante në serialin e njohur “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.