Kjo është arratisja më e gjatë e Harry-t dhe Meghan larg dy fëmijëve të tyre

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vizituar së bashku New York. Duka dhe dukesha u shfaqën për herë të parë publikisht në qytet, për të shijuar fundjavën mes aktivitetesh, ndërsa dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet i kanë lënë në shtëpi në Los Angeles.

Kjo kohë prej tre ditësh mendohet të jetë periudha më e gjatë e Meghan që qëndron larg dy fëmijëve të saj që prej ardhjes në jetë të vajzës në muajin qershor.
Nuk dihet ende se kush po kujdeset për Archie-n dhe Lilibet, ndonëse prej kohësh është zbuluar se Meghan ka pasur një ndihmesë të madhe mamanë e saj, Doria Ragland.

Share With:
Translate »
155 Views