Modelja u bë nënë dje për herë të parë, kjo është arsyeja përse i la këtë emër vogëlushit
Modelja shqiptare Amina Shena u bë dje nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë nga marrëdhënia me reperin Adonis Dollapi i njohur si Lazy.
Çifti e pagëzuan djalin me emrin e veçantë Jetnis, por do të prekeni kur të mësoni emrin e kujt mban vogëlushi i sapolindur.
Amina dhe Lazy i kanë vendosur djalit të tyre emrin e vëllait të ndjerë të reperit, Jetnis Dollapi.
Ai u nda nga jeta në gusht të vitit 2016 pas një aksidenti me motorr. Jetnis Dollapi njihej për publikun pasi ai ishte mik me shumë reper dhe mbështeste grupin e Stresit.