Kjo është gjëja e vetme që s’duhet t’i thoni Olta Bokës, e ka plagë në zemër
Në ndryshim nga vajzat e tjera të njohura të showbiz-t, si për shembull Arbana Osmani apo Olta Gixhari që zgjodhën të jepnin lajmin e shtatzënisë në rrjetet sociale, Olta Boka ia doli që ta mbante fshehur për shumë muaj këtë ndryshim të madh në jetën e saj, derisa shtypi rozë zbuloi gjithçka. Këngëtarja e njohur e hitit “Anna” solli në jetë vogëlushen e saj më 15 korrik, por ndryshe nga gjithë ecuria e 9 muajve, lajmin e dha vetë në Instagram.
Nga ai moment e deri më sot, mami i Gaias ndan vazhdimisht momente nga rrugëtimi i saj i ri, që nga belbëzimet vogëlushes e deri tek hallet e mamave, siç është i fundit që ka zbuluar në Instagram. Të qenit nënë është një “profesion i vështirë”, ndaj Oltës i është dashur të kujdeset gjatë gjithë kohës për të voglën e saj. Madje, aq shumë i është përkushtuar Gaias sa vetëm tani që pushimet përfunduan, u kujtua se s’ka bërë asnjë ditë plazh megjithëse ka qenë gjatë gjithë kohës në det.

“Kur kthehesh nga pushimet të mungon shumë deti, por kupton që ke kaluar shumë ditë në plazh pa asnjë ditë plazh. P.s: Nëse më hasni në Tiranë më e bardhë seç isha, mos më thoni gjë, se vini gishtin në plagë.”- shkruan këngëtarja me humor.