Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje

Tradita është thelbësore kur bëhet fjalë për festimin e Krishtlindjeve në familjen mbretërore. Ata kanë një orar shumë të rreptë që e ndjekin vit pas viti. Fillojnë duke ndjekur shërbimet e kishës së bashku dhe vizitojnë Mbretëreshën, por jo të gjithë njëherësh. Anëtarët më të rinj zakonisht vijnë së pari dhe anëtarët e vjetër më vonë, ky veprim pasqyron statusin e tyre.

Meqenëse Krishtlindjet po afrojnë ndoshta jeni kuriozë të dini se çfarë kanë në menu mbretërorët britanikë në këtë ditë festive. Më poshtë është e renditur e gjithë menuja dhe aktivitetet e mbretërorëvë gjatë kësaj dite.

Mëngjesi

Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje
Mëngjesi është vakti i parë i familjes përpara se të shkojnë në shërbimin e kishës. Ky vakt zakonisht përbëhet nga vezë, proshutë dhe salcice, shumë afër mëngjesit tipik anglez. Në këtë vakt përfshihen dhe kippers ose murriz i tymosur, të dyja shumë të pëlqyera nga Mbretëresha.

Dreka

Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje
Kur shërbimi i kishës mbaron dhe familja kthehet në shtëpi, ata ulen përsëri në tryezë. Karkaleca ose sallatë karavidhesh, gjeldet i pjekur dhe pjata dytësore me perime si karrotë, lakër brukseli, pure ose patate të pjekur dhe lëng mishi janë disa nga pjatat që mbushin tavolinën. Nuk ka ushqime me aromë hudhre në ndonjë nga këto ushqime, pasi Madhëria e Saj nuk e preferon.

Çaji i pasdites

Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje
Pasi Mbretëresha mban fjalimin e saj për Krishtlindje në orën 15:00, e gjithë familja shijon e pasdites . Tortë me fruta të Krishtlindjeve dhe një shumëllojshmëri ëmbëlsirash me çokollatë shërbehen me çaj. Mbretëresha e pëlqen shumë çokollatën, kështu që çdo gjë që ka çokollatë mbi ose brenda është e pëlqyeshme nga ajo.

Darka mbretërore

Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje
Darka është vakti i fundit dhe më i pasur e ditës, i përbërë nga 15-20 pjata të ndryshme. Këtu përfshihen disa lloje të mishrave të pjekur, si gjeli i detit, proshutë, ushqim deti, perime të gatuara , djathë dhe biskota me xhenxhefil. Shefi i kuzhinës gatuan mishrat dhe kur gjithçka është gati, mbretëresha i kërkon kujdestarit t’i mbushë një pije kryekuzhinierit me të cilin ata e bëjnë dolli dhe e falenderojnë.

Ëmbëlsirat

Kjo është menuja e familjes mbretërore për Krishtlindje
Pas darkës familja shijon një puding të shijshëm të Krishtlindjeve . Zakonisht gatuhet në avull në vend që të gatuhet siç bënin dikur në Angli dhe dekorohet me boronica.

Share With:
Translate »
169 Views