Kjo është nëna që hodhi në lumë foshnjën 11 muajshe dhe e kaloi natën e vitit të ri në hotel!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Veria të Greqisë ku një foshnje 11 muajshe është gjetur e pajetë në digën e një rezervuari. Sipas mediave greke ka qenë e ëma e foshnjës e cila e ka hedhur fëmijën e saj. Më herët 29 vjeçarja së bashku me vajzën e saj 11 muajshe ishte larguar nga një fshat i Aleksandrisë ku jetonte me prindërit e saj.

Të nesërmen e vitit të ri, ajo u kthye në shtëpi pa foshnjën. Sipas informacioneve, e reja greke pasi braktisi foshnjën e saj, e kaloi natën në një hotel.

Policia arrestoi menjëherë të dyshuarën pas denoncimeve të kalimtarëve që kishin gjetur foshënjën e pajetë. Në dëshminë e saj, nëna 29 vjeçare mohoi çdo akuzë duke mos dhënë përgjigjie të sakta kur u pyet për fëmijën e saj. Por pas një presioni nga oficerët, ajo rrëfeu se foshnjën e saj e kishte hedhur në lumin Aliakmonas.

Sipas informacioneve, 29 vjeçarja vuante nga probleme psikologjike pasi ishte shtruar më parë në një klinikë psikiatrie.

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Nëna hedh në lumë foshnjën 11 muajshe dhe kalon natën e vitit të ri në hotel! Policia: Vuan nga probleme psikologjike

Share With:
Translate »
153 Views