Kjo foto e Tian do t’ju zbukurojë ditën

Pasi publikoi hitin e ri “Chonga”, këngëtarja kosovare duket se ka më shumë kohë të lirë për t’ju dedikuar vetes dhe familjes së saj. Në kulmin e sezonit veror, pushimet në bregdet janë kryefjala e relaksit dhe kënaqësisë për t’i kaluar sa më mirë këto ditë të nxehta, ndaj edhe Tuna ka bërë të njëjtën gjë si të gjithë ne.

Me partnerin dhe vogëlushin Tian, ajo është duke shijuar pushimet në këto ditë të fundit të sezonit veror. Fotoja e birit të saj, e postuar në instastory është me siguri një nga gjërat e ëmbla që do t’jua zbukurojë ditën sot.

I vogli, i shtrirë në rërë dhe tejet i kënaqur ka pozuar për aparatin e mamit të tij, ndërkohë që Tuna ka edhe një dedikim të ndjerë për të. “Ama unë ty të du më shumë se veten”, ka shkruar ajo në dixhiturën e kësaj fotoje kaq të bukur.

Share With:
Translate »
704 Views