Kjo mama po kërkon një magjistar, ju do të qeshni por do ta kuptoni se ka të drejtë

Jam nënë e tre djemve që harroj se ç`bëj e ç`duhej të bëja. Kam mungesë përqendrimi dhe po kërkoj një mjek a një magjistar të më ndihmojë.

Mjeku më thotë të e të paktën 8 orë gjatë natës.

Ortopedi më thotë të bëj aktivitet fizik të paktën dy herë në javë për dhimbjen e shpinës që

kam.
Mësuesja e djalit tim të madh më thotë që duhet ta ndjek kur ai bën detyrat e shtëpisë.

Djali i dytë që luan sport, më thotë që duhet ta ndjek gjatë garave.

Alergologu i djalit tim të vogël fare më thotë që duhet të gatuaj ushqime të shëndetshme për fëmijën dhe të freskëta, pra të përgatitura në kohë.

Djali im i madh më thotë se ushqimi i vëllait të vogël nuk është i shijshëm, kështu që unë duhet të gatuaj diçka tjetër.

Ekspertët e fëmijëve dhe psikologët më thonë që si nënë, duhet të kaloj të paktën 30 minuta në ditë duke luajtur me secilin fëmijë në mënyrë që ata të rriten mirë dhe në harmoni.

Pediatri më thotë se fëmijët duhet të luajnë jashtë çdo ditë, të ekspozohen në diell, të socializohen, sepse e gjithë kjo është e mirë për trupin dhe mendjen.

Faturat për të paguar më kujtojnë se duhet të punoj çdo ditë.

Eksperti në pedagogji më thotë se fëmijët duhet të jenë të lirë kur luajnë edhe nëse bëhen pis, edhe nëse kjo do të thotë që unë të laj treshin e rrobave që normalisht do laja nëse ata do luanin me kujdes .

Terapisti i çifteve më thotë të kaloj kohë me burrin tim dhe të organizoj mbrëmje romantike

Feministet më thonë të investoj në vetvete, t`i kushtoj rëndësi talentin tim dhe ta vë në dukje.

Psikologu më thotë se më duhet kohë për t’ia kushtuar vetes.

Tani po kërkoj një magjistar për të më treguar se si t`i bëj të gjitha këto në vetëm 24 orë

Share With:
Translate »
1366 Views