Kjo nënë heq vajzën 12 vjeç nga shkolla, që t’i përkushtohet karrierës si influencuese në TikTok

Një nënë e quajtur Kat Clark, ka larguar vajzën e saj 12-vjeçare nga shkolla, që ajo të përqendrohet te karriera si influencuese në TikTok.

Kat ka 5.2 milionë ndjekës në TikTok dhe është votuar si “Krijuesja e Vitit” në vitin 2022. 37-vjeçarja drejton podkastin “Basically Besties” me vajzat e saj, Latisha, 20 vjeç dhe Deja, 12 vjeç dhe ka disa rregulla shumë strikte për përindërimin. Ajo u shpreh se ka vendosur ta heqë nga shkolla Deja-n, për hir të karrierës së re.

“Shkollimi tradicional funksionoi për Deja-n në shkollën fillore, se unë punoja në korporatë. Duke qenë se tanimë kam një karrierë të re, duhet të udhëtoj shumë. Deja po fillon t’i shfrytëzojë mundësitë që ka, ndaj shkollimi nga ora 9 deri në 15, nga e hëna në të premte nuk po funksionon dhe kam kuptuar se duhet ta largoj nga shkolla”.

Më tej, vijoi: “Mendojmë se kjo është më e mira për të, nuk duam t’i humbë këto mundësi. TikTok merr shumë kohë dhe thjesht funksionon për familjen tonë”.

Kjo nënë heq vajzën 12 vjeç nga shkolla, që t’i

Kat shtoi se Deja mund t’i rikthehet shkollimit një vit më vonë, nëse nuk e pëlqen këtë stil jetese. Ndërkohë, Latisha, vajza tjetër e Kat, ka mbaruar shkollën e mesme dhe vijoi arsimin e lartë në degën e drejtësisë. Gjashtë muaj më vonë, la shkollën për të ndjekur karrierën e saj në podkast.

Kat tha se i ka mësuar vajzat të jenë vetvetja dhe të mos ndryshojnë për asnjë. “Sinqerisht, adhuroj të punoj kaq afër me vajzat e mia. Është shumë argëtuese, është si të punosh me shoqet e mia të ngushta”, u shpreh Kat.

Shumë njerëz kanë shprehur mendimin e tyre rreth kësaj çështjeje. Disa thanë se është një vendim i gabuar, pasi vajza është ende e vogël për të ditur se ç’karrierë të ndjekë. Por, pati edhe komente që mendonin ndryshe: “100% do bëja të njëjtën gjë, nëse fëmijët e mi do të kishin një drejtim të caktuar dhe do të ishin mjaftueshëm të pjekur për të vendosur se ç’do të bënin në të ardhmen”; “Si një mësuese në shkollë, mendoj se është shumë ok si vendim. Pse t’i detyrosh fëmijët të qëndrojnë në shkollë kur nuk duan?”, pyeti dikush tjetër.

Share With:
Translate »
151 Views