Klea dhe Elgiti e kanë bërë lidhjen familjare, ja çfarë i kanë thënë prindërit moderatores
Edhe pse e bënë aq të vështirë lidhjen e tyre me “jemi dhe s’jemi të dashur”, “jemi vetëm shokë”, “jemi miq të mirë”, “jemi bashkëpunëtorë” e të tjera deklarata si këto, Klea dhe Elgiti, më në fund u dorëzuan para të gjithëve dhe pranuan se janë në një raport më shumë se miqësor, madje më shumë se aq – lidhja e dashurisë qenka bërë edhe familjare. Por edhe nëse nuk do të ishte kështu, natyrisht të dyja familjet shikonin, dëgjonin e lexonin lajme për dy të rinjtë.

Gjithsesi, një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it shqiptar, tashmë nuk kanë ç’fshehin më, madje edhe sa i përket raportit familjar. Edhe pse vazhdojnë të jenë të rezervuar për këtë raport nga dëshira për ta ruajtur lidhjen vetëm për vete, ndonjëherë, në raste si këto, zbulojnë edhe ndonjë detaj të ri.

E ftuar në mikrofonin e “Thumb” këtë javë, Klea zbulon edhe çfarë mendimi kanë pasur prindërit për partnerin e saj pasi ajo u aka prezantuar. Pas pyetjes cili ka qenë reagimi i familjarëve kur u ka prezantuar Elgitin, Klea u përgjigj: “Ka qenë një mendim shumë i mirë, shumë pozitiv, dhe çka është më kryesorja “nëse ti je e lumtur, jemi të lumtur dhe ne”… – i kanë thënë prindërit Kleas.

Mjafton apo jo?