Klea Huta rikthehet në shtëpi me bebushin Krid dhe i priti surpriza më e ëmbël!

Vetëm 4 ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli nëjetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid, ndërsa çifti ka treguar se djali ka ndryshuar tashmëpërgjithmonë jetët e tyre.

“Paç jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty ???????? zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston”, shkruate Klea krahas fotos ku dha lajmin e bukur se u bë nënë.

Sot, Klea dhe bebushi kanë dalë nga spitali dhe i vogli ka shkuar në shtëpinë e tij për herë të parë.

Ndaj, atij i është bërë pritja më e ëmbël me tortën e mirëseardhjes.

“Mirë se erdhe në shtëpi bebushi Krid”- shkruhet në tortën që Klea ka ndarë në InstaStory.

Klea lindi në mënyrë natyrale dhe pranë saj në sallën e lindjes qëndroi gjatë gjithë kohës Elgiti, ashtu siç çifti kishte dëshiruar.

Share With:
Translate »
1011 Views