Klipi ‘shqetësues’ i Justin Bieber zbulon se ai është ‘dhunuar’ që në fëmijëri/adoleshencë!

Një video përmbledhëse e Justin Bieber gjatë adoleshencës, publikuar në TikTok, po ngjall debat mbi mënyrën se si ai është trajtuar vite më parë.

Videoja e TikTok tregon një seri rastesh të njerëzve që ndërveprojnë me këngëtarin në mënyrë të pakëndshme e të sikletshme.

Në klipin e parë, 18-vjeçari puthet nga Jenny McCarthy dhe thotë se “ndihet i dhunuar”. McCarthy më vonë është shprehur se i ka kapur prapanicën duke shtuar se “nuk rezistonte dot, sepse Justin ishte i shijshëm”.

Në një tjetër video Katy Perry prek përsëri Justin nga të pasmet dhe kësaj radhe ai është vetëm 16 vjeç.

Edhe në një tjetër intervistë, gazetarja i kërkon t’i flasë për seksin. Përsëri, këngëtari ishte 16 vjeç!

Gjatë programit të Ellen DeGeneres, atij i shfaqet një foto nudo, që paparacët e kanë shkrepur pa miratimin e tij.

@kendallrae111 He was just a kid 🙁 #fyp #justinbieber #hollywood #industry #fame ♬ retire (final) – Alvedon

Me videon që u bë virale dhe tërhoqi miliona shikime, njerëzit ndihen të shqetësuar për mënyrën sesi Justin është trajtuar kur ishte fëmijë dhe shumë njerëz i cilësojnë videot “jo etike, të pahijshme dhe shqetësuese”, apo “dhunë mediatike”.

Dikush komentoi:

“Atëherë kemi qenë të gjithë në gjumë. Po ndihem keq që askush s’e ka vënë re shqetësimin e tij.”

Një i tretë tha se Bieber “s’duhej t’i kishte kaluar kurrsesi këto” dhe duket se të gjithë bien dakord se njerëzit në një mënyrë a një tjetër, njerëzit kanë përfituar prej tij.

Share With:
Translate »
178 Views