Klodiana Shala humb njeriun më të dashur: Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime

Me një postim në rrjetet sociale, sportistja e njohur, Klodiana Shala ka njoftuar se ka humbur njeriun më të shtrenjtë të saj, babain.

“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime..babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja.  Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, ka shkruar ajo.

Share With:
Translate »
231 Views