Klodiana Shala rrëfehet për fëmijën që s’mundi të adoptonte: Nuk shkoj ta shoh, më dhemb shpirti

Pak muaj më parë, atletja e famshme shqiptare Klodiana Shala rrëfeu në studion e “Opinion” se disa vite më parë, kishte dashur të adoptonte një fëmijë nga “Shtëpia e Fëmijës”, por nuk ia kishte dalë dot pasi nëna e tij nuk e kishte lejuar një gjë të tillë.

Shala ka folur më gjatë për këtë çështje gjatë ditës së sotme në emisionin “Rudina’, ku tregoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

“Ishte viti 2003-2004 dhe unë sa kisha filluar të shkoja tek ‘Shtëpia e Fëmijës’. Një fëmijë më pëlqeu shumë. Bjond, sy bojëqielli, si ta kisha bërë unë. Por nëna e atij fëmije ikte e vinte shpesh nga Italia, por nuk e jepte për adoptim dhe drejtoresha më tha që atëherë që të mos humbja kohë se nuk do të ma jepte.”-rrëfeu Shala.

“Unë e kisha marrë në shtëpi, e kisha larë, e kisha ushqyer, sepse mund t’i marrësh fëmijët në fundjavë që të kujdesesh. Nuk kam shkuar më ta shoh sepse më dhemb shpirti.”-u shpreh ajo e prekur.

Megjithatë, siç rrëfeu gjatë intervistës atletja, ajo nuk është tërhequr nga dëshira e saj për t’u bërë nënë. “Unë edhe nëse lind vetë, prap do të adoptoj një fëmijë dhe besoj shumë shpejt, sapo të vë në vijë disa gjëra të miat.”-u shpreh Shala.

Share With:
Translate »
1074 Views