“Koha e familjes”, perëndimet më të bukura Orgesa i shijon me më të shtrenjtët e saj
Këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi ka ndarë fotot më të bukura teksa ka shijuar perëndimin me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.
Me djalin dhe vajzën në krahët e tyre, Orgesa dhe partneri i saj kanë sjellë panoramën më të bukur duke shijuar natyrën së bashku.
“Perëndimi, koha e familjes”, ka shkruar Zaimi në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka treguar me postimet e ndryshme se një pjesë të mirë të kohës së saj e marrin fëmijët, me të cilët realizon edhe video plot humor në ‘Tiktok’.
Edhe një ditë më parë Orgesa solli një pjesë nga filmi shqiptar “Dy herë mat” me vajzën e saj, duke shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit.