Koha më e mirë gjatë ditës, për të shijuar shkelmimet e ëmbla
Të ndjeni foshnjën të lëvizë brenda në barkun tuaj është ndjesia më e bukur që mund të provojë një grua shtatzënë, e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është si një lloj konrmimi i përditshëm që ajo jetë brenda jush ekziston. Disa nëna nuk arrijnë të ndjejnë shtatzëninë derisa provojnë shkelmin e parë. Pjesa më e madhe e nënave fillojnë të ndjejnë lëvizjen e foshnjës në javët e 16-22-të të shtatzënisë. Lëvizjet e para mund të kalojnë pa u vënë re sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e parë. Por, ka edhe dite kur mund ta dëgjoni foshnjën te lëvizë madje edhe për ditë të tëra. Sipas disa studimeve gjatë ditës nëna është në lëvizje duke kryer aktivitete të ndryshme dhe këto lëvizje e vënë në gjumë foshnjen. Ndërsa natën sapo nëna relaksohet foshnja fillon të lëvizë ‘’vrullshëm” dhe nëna e ka më të lehtë për ta ndjerë. Për më tepër duhet të merrni në konsideratë edhe emocionet tuaja sepse ato funksionojnë si një lloj ndërlidhësi për foshnjen.