Kokainë në shishen e fëmijës, arrestohet shqiptari

Autoritetet italiane kanë arrestuar në Siena një shqiptar, 32 vjeç, për shpërndarje të lëndës narkotike. Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan në makinë dy pako me kokainë, 50 gramë secila. Pas kontrollit tjetër në shtëpinë e 32 – vjeçarit u bllokuan edhe 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga 50 gramë kokainë secila, si dhe 12 gramë të tjera të fshehura në shishen e termosit të fëmijës 14 muajsh. Policia kishte kohë që ndiqte lëvizjet e shqiptarit

Share With:
Translate »
754 Views