Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, ja gjendja e fëmijës

Ka shpëtuar fëmija që u raportua se i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes për shkak të një objekti që kishte kaluar në rrugët e poshtme respiratore (më herët u përfol për një kokërr fasule).

Situata ishte kritike dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme, ç’ka solli menjëherë edhe angazhimin e transportit ajror nga Korça drejt Tiranës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, objekti u hoq me sukses dhe gjendja shëndetësore e fëmijës tani është e mirë.

Sipas informacioneve, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital.

Share With:
Translate »
100 Views