Kolla dhe i ftohti tek fëmijët e vegjël, si mund të parandalohen dhe kurohen nga prindërit
Fëmijët janë të predispozuar për t’u prekur nga i ftohti dhe kolla rreth 6 deri në 10 herë në vit. Por për prindërit kjo është shumë shqetësuese, pasi të gjitha këto e dëmtojnë imunitetin e trupit të fëmijës. Për të ndihmuar këta prindër të ruajnë fëmijët e tyre nga sëmundjet sezonale, pyetëm disa ekspertë për të na treguar disa mënyra natyrale për mbrojtjen e fëmijëve.
Sipas një studimi të bërë, fëmijë nga 22 milion shkolla, gjatë gjithë vitit, mugojnë në mësim për arsyet shëndetësore që përmendëm më lart.
Nëse fëmijët janë të sëmurë, sigurohuni që ato të flenë aq sa duhet. Ndonjëherë fëmijët nuk janë në gjendje t’i bëjnë ballë sëmundjes për shkak se ndihen të lodhur dhe të këputur, por një gjumë i mirë i forcon atyre rezistencën e trupit. Fëmijët e moshave të vogla kanë nevojë për 18 orë gjumë në ditë, fëmijët 4-5 u nevojitet 12-14 orë, ndërsa fëmijët e moshave të mëdha kanë nevojë minimum për 10 orë gjumë në ditë.
Ja cilat janë disa mënyra për të mbrojtur fëmijët nga i ftohti dhe kolla:
Lani duart rregullisht
Më shumë se 80% e sëmundjeve të ndyshme, ku përfshihet dhe i ftohti, transmetohen nëpërmjet prekjes. Prandaj fëmijët duhet t’i lajnë duart vazhdimisht për të larguar mikrobet dhe bakteret që fshihen nëpër lëkurë. Teksa i fërkoni mirë duart dhe zonën ndërmjet gishtërinjve, mund të këndoni një këngë sëbashku, për ta bërë procesin më interesant.
Mbani shtëpinë e pastër
Sapo njëri nga anëtarët e familjes të infektohet nga virusi, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos infektohen të tjetër. Mësoini fëmijës si të kollitet duke mbajtur një pecetë para, kjo bëhet në mënyrë që virusi të mos përhapet nëpër shtëpi. Mbaini sendet tuaja personale larg atyre të fëmijës së infektuar. Nuk duhet të shkëmbeni gota me njëri-tjetrin, lugë apo furçë dhëmbësh.
Kolla dhe dhimbjet e fytit
Kolla e ndihmon fëmijën të pastrojë mukusin që ndodhet në organizmin e tij, pra nuk duhet ta pengoni fëmijën të kollitet. Por gjërat bëhen serioze kur kjo kollë shtohet dhe shkakton dhimbje të fytit. Kjo sjell irritim të fytit dhe vështirësi në të ngënë. Menjëherë duhet t’i drejtoheni psikiatrit për t’ju dhënë një kurë.
Mjalti është një nga kurat më efikase për të trajtur kollën tek fëmijët, por dhe tek të rriturit. Fëmijët mbi 1 vjeç mund të marrin rreth gjysëm luge çaji, ndërsa fëmijët e moshave mbi 3 vjeç, 1 lugë çaji. Një avantazh i mjaltit është që ai ka shije të ëmbël dhe kjo u pëlqen fëmijëve. Mos u jepni kurrë mjalt fëmijëve nën 1 vjeç, sepse ato mund të marrin baktere nëpërmjet tij.
Impononi konsumimin e lëgjeve
Lëngjet e temperaturave të ndyshme e ndihmojnë mukusin të thahet, çka ja thjeshtëson punën kollës. Kjo ëshët arsyeja pse ata duhet të konsumojnë shumë lëgje. Eksperimentoni me qumështin, herë të ftohtë dhe hërë të nxehtë, apo mud të përzieni çajin me mjalt.
Tregoni shumë kujdes me hundët e fëmiëjve
Mukusi nuk del vetëm nga goja e fëmijës, por edhe nga hunda. Kjo është shenjë që fëmijët po riparojnë kundra sëmundjes. Ndodh që mukusi të shndërrohet nga e verdhe e çelët në jeshile. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi kjo është shenjë që fëmijët po i rezistojnë shumë mirë virusit. Gjatë natës duhet të vendosni një pecetë pranë hundës së fëmijës, në mënyrë që mukusi të rrjedhë i lirë.
Temperatura
Nëse fëmjët po i mundon shumë kjo sëmundje, shenja e parë është temperatura. Për të qetësuar fëmijën mund të bëni një dush apo të konsumoni diçka të flohtë. Ndërsa tek fëmijët e vegjël, nëse temperatura i kalon 38 gradë celcius, duhet të lajmëroni doktorin sepse mund të jetë shumë e rrezikshme.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.