Komentet dhe ngacmimet në Instagram/ Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit sqaron raportin me aktorin amerikan: I dashuri im është…
Ky i fundit ishte në qendër të vëmendjes pak ditë më parë me komentet e shumta në fotot e Era Saraçit, vajzës së dy artistëve (Kliko këtu). Pasi aludua në rrjet se dyshja mund të jenë në një romancë, Era ka vendosur të sqarojë raportin me aktorin, duke mos lënë vend për dyshime.
Në një postim në Instastory, Era shkruan: “Më vjen të qesh me çfarë po dëgjoj dhe lexoj. S’do harxhoja kurrë kohën time të vyer për të sqaruar këtë lajm qesharak dhe aspak të vërtetë por ja që jam e detyruar. Po ju siguroj që ta bëni gjumin rehat: I dashuri im është shqiptar, tung!”

Ju kujtojmë që pavarësisht ndarjes, Shpëtim Saraçi ruan marrëdhënie shumë të mirë më fëmijët. Vajza e tij Era ka rrëfyer gjatë një interviste më parë se në shtëpinë e tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se festat do t’i gjenin të bashkuar gjithmonë.
