Komentet për peshën pas lindjes, Sara me përgjigje të prerë

Pak para nisjes së Big Brother VIP Albania Fun Club, Sara Gjorgjeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania 3, ka ndarë me publikun një foto që lidhet me peshën e saj trupore.

Sara, ndër të tjera, shprehet:

“Unë aktualisht jam vetëm 5 kg mbi peshën time normale, por televizioni shton edhe 5 kg të tjera, gjithmonë.”

Ajo thekson se pjesën e “bukurisë”, si në televizion, ashtu edhe në pasarelat më të mëdha të modës, e ka përfunduar prej kohësh dhe se tashmë është në një garë shumë më të rëndësishme: të jetë një mami sa më e mirë.

Sara tregon se, edhe nëse nuk i rikthehet më trupit të dikurshëm prej miss-i, kjo nuk përbën aspak problem për të, pasi tashmë ka sjellë në jetë qenien më të shtrenjtë për të – vajzën e saj, Nea.

“Edhe sikur të mos vij më kurrë në formën që kam qenë, besomëni, më mjafton që i kam dhënë jetë një ndër krijesave më të bukura që kam parë!” – është shprehur ajo me emocione.

Ndërkohë, Sara pritet që shumë shpejt të nisë edhe emisionin e saj të ri me titull “Vajzë apo Djalë”, një projekt i ri televiziv që ka zgjuar interes që në paralajmërim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Idrizi (@saragjordeni)

Share With:
Translate »
58 Views