Komenti që gjyshi i Harry-t, Princi Philip, paska bërë për Meghan-in nuk qenka aspak i këndshëm
Të gjithë e dimë që Princi William ka qenë i shqetësuar se marrëdhënia e Harry-t me Meghan-in po ecte shumë shpejt, kur ata sapo ishin njohur. Por komenti më i keq për lidhjen e Harry-t me Meghan-in ka qenë nga gjyshi i tij, Princi Philip. Sipas The Sunday Times, kur Harry dhe Meghan filluan të dilnin, Princi Philip i ka thënë Harry-t se ai mund të dilte me një aktore, por nuk mund të martohej dhe të kalonte jetën me të.

Një koment aspak i këndshëm për atë që tani është nusja e nipit të tij, apo jo? Për më tepër që është edhe një mënyrë e prapambetur e të menduarit për gratë, në këtë rast aktoret.
Epo, duket se Harry nuk e paska marrë parasysh këshillën e gjyshit, pasi jo vetëm që u martua me Meghan-in, por sot kanë edhe një djalë të adhurueshëm, Archie-n!

Meqë ra fjala, hidhini edhe një sy kësaj fotoje të ëmbël!