Komiteti i Ekspertëve: Izolim para orës 22:00, shkollat të mbyllen deri më 11 janar

Prej disa ditësh po flitet për shtim të masave kufizuese për të frenuar përhapjen e Covid në vend. Nga Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ende një njoftim zyrtar, por burime për A2 brenda kësaj strukture kanë mësuar se disa nga propozimet që po diskutohen nga ekspertët kanë të bëjnë me ndryshimin e orës policore.

Kështu, nga Komiteti mund të propozohet që mbyllja të bëhet më herët se ora 22:00, të ndalohen aktivitetet, festimet në grup për fundvit, si edhe të zgjaten pushimet dimërore për institucionet arsimore. Po ashtu, mes propozimeve përfshihen edhe shkollat, që të mbyllen fundjavën e ardhshme, 18 dhjetor, për të rifilluar më 11 janar.

Vendimi nuk është marrë ende, por pritet që të bëhet publik në fillim të javës së ardhshme.

Share With:
Translate »
958 Views