‘Kompleksi Thumana’, Pacolli zbulon si do të duken pallatet që u shembën nga tërmeti

Nga tërmeti i 26 Nëntorit shumë shqiptarë mbetën në qiell të hapur, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë. Për të rindërtuar gjithcka nga e para, janë mbledhur fonde dhe një ndër të parët që është solidarizuar, është Behgjet Pacolli. Ai dhuroi 1 milion euro për familjet e prekura nga tëermeti dhe po ashtu vendosi të ndërtojë edhe kompleksin e apartamenteve në Thumanë në emër të familjes Pacolli.

Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të…

Posted by Behgjet Pacolli on Thursday, December 12, 2019

Projekti i tij është emëruar “Kompleksi Thumana” dhe përfshin apartamente moderne dhe të standarteve të larta. “Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekord përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese”, ka njoftuar Pacolli në një status të bërë në Facebook.

Share With:
Translate »
732 Views