Konfirmohet ndarja! Zbulohet shkaku se pse Fatma dhe Alfio i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare

Ishin burime ekskluzive për “iconstyle.al” që treguan se Alfio dhe Fatma i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, madje me një vëzhgim në rrjetet e tyre sociale mund të shohësh që dyshja prej kohësh nuk kanë postuar foto së bashku.

Mirëpo, sot është bërë me dije edhe shkaku i ndarjes së dyshes.

Albeu.com shkruan se ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë së Alfios ndaj Fatmës. Jo vetëm kaq por burime për Albeu.com konfirmojnë edhe se ata nuk janë bashkë prej disa muajsh tashmë.

Së fundmi moderatorja ka festuar ditëlindjen e saj në Zvicër, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes postimeve të saj në rrjetet sociale. Gjithashtu në postimet e publikuara vihet re se ajo është e shoqëruar nga një mikeshë e saj.

Pak pas lajmit të ndarjes, Alfio i bëri një premtim publik të birit. Krahas fotos së ëmbël, Alfio i ka dedikuar disa fjalë të ndjera djalit, ku i premton se do t’i qëndrojë gjithmonë afër.

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkroi Alfio në postimin e tij.

Më herët kujtojmë që ishte një postim i Alfios kur ishte pak i pirë, që konfirmoi lidhjen me Fatma Methasanin në Instagram, duke u kthyer në çiftin e preferuar të publikut.

Share With:
Translate »
129 Views