Konfirmohet pritja e ëmbël, pas mjekimit bashkëshortja e “Kemalit” është shtatzënë

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për herë të parë, është ky lajmi që ka pushtuar sot mediat turke. Aktorja Fahriye Evcen e mori lajmin e ëmbël nga doktorët ditën e djeshme. 32-vjeçarja prej kohësh ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë, ajo mori mjekim dhe më në fund dëshira iu plotësua.

Mediat turke shkruajnë se çifti kanë shpërthyer në lot kur kanë marrë lajmin e bukur dhe menjëherë kanë lajmëruar familjen. “Do bëheni me nip”, u ka thënë Fahriye e cila është 2-muajshe shtatzënë.

Aktorja nuk ka pranuar asnjë ofertë për të luajtur në seriale pasi do fokusohet tek shtatzënia ndërsa Burakun thuhet se do e shohim në sezonin e ri të Ertugrul.

Share With:
Translate »
771 Views