Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë, ja se çfarë duhet të dini
Studimi i ri i botuar në Journal of Perinetal Medicine ka zbuluar se ekziston një korrelacion i dallueshëm mes konsumimit të duhanit dhe rezultateve të shtatzënisë. Bazuar në rezultate, studimi gjeti efekte pozitive dhe negative të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë.
Studimi longitudinal ka analizuar të dhënat nga më shumë se 9 milionë grave shtatzëna nga viti 2004-2014 shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Brenda këtij studimi ishin 4.8 për qind e grave shtatzëna që konsumonin duhan. Gjithashtu, ekipi studiues mori edhe një grup të grave shtatzëna që nuk konsumonin duhan.
Qëllimi i këtij studimi ishte të shqyrtonte efekte anësore të duhanit.
Sipas rezultateve, pirja e duhanit rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe këputjen e parakohshme të membranave të vogla të foshnjeve të sapolindura në moshën gestacionale të shtatzënisë.
Megjithatë, rezultatet treguan se duhani zvogëloi rrezikun e preeklampsisë, korioamnionit dhe hemorragjisë pas lindjes.
“Ne gjetëm shkallë të reduktuar të lindjeve vaginale operative dhe hemorragjisë pas lindjes në mesin e grave duhanpirëse”, tha Dr. Ido Feferkorn, autor i studimit.
“Është intersante të studiohet më tej kjo lidhje dhe të kuptohet patofiziologjia pas këtij zbulimi”, shtoi ai.
Krahas këtyre rezultateve, pirja e duhani e sidomos gjatë shtatzënisë është jo e preferueshme.
“Pirja e duhanit i vë të gjitha llojet e stresit në funksionin e një gruaje”, thotë Yen Tran, gjinekolog.
“Kur shtoni ndryshimet që vijnë me shtatzëninë, rritet rreziku i rezultateve të papritura”.
E një nga këto rezultate është pesha e vogël e lindjes. Kjo shkaktohet nga furnizimi i ulët i oksigjenit nga pirja e duhanit, i cili gjithashtu mund të rezultojë në një rrezik të zvogëluar të preeklampsisë.
Megjithatë, pesha e ulët e lindjes mund të dërgojë në gjymtyre dhe organe të pazhvilluara, sipas Dr.Tran.