Koreografja dhe djali 8- vjeçar kthehen në yje të internetit gjatë karantinës

Kur pandemia shpërtheu në të gjithë botën, koreografia dhe mësuesja e vallëzimit Lizzi Gee mbeti e papunë.

Për të ruajtur formën dhe si një mënyrë për të pasur aktivitet gjatë ditës ajo vendosi të mësonte djalin e saj 8 vjeçar të vallëzonte.

Por gjithçka shkoi tej parashikimit dhe tani dyshja janë një sensacion vallëzimi duke tërhequr me miliona ndjekës në internet.

“Ky është vogëlushi im, Billi Eliot i vogël dhe vërtet me ka befasuar. Nuk e mendoja që kaq shpejt do të mësonte të kërcente si një profesionist. Jam shumë krenare për të sepse është vërtet e vështirë të arrish në këtë nivel dhe është një disiplinë super e shpejtë” shprehet Lizzi.

Lizzi Gee është mama e dy djemve Rufus dhe Artur, dhe para pandemisë punonte me kohë të plotë si koreografe në teatër dhe në projekte të ndryshme filmike.

E apasionuar pas kërcimit ajo vendosi që të sfidonte izolimin duke ndarë çdo ditë video në internet bashkë me djalin e saj Rufus.

Si partnerë vallëzimi të vërtetë ata numërojnë tani më shumë se 1.8 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe njerëzit i komentojnë dhe mbështesin vazhdimisht, duke i përgëzuar.

Share With:
Translate »
366 Views