Koronavirusi i merr jetën drejtorit të shkollës në Berat, baba i tre fëmijëve

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz, Berat, Gëzim Shkoza ka humbur jetën nga Koronavirusi.

“ABC News” raporton se 58-vjeçari ishte shtruar fillimisht në repartin Covid-19 në spitalin rajonal të Beratit. Më pas, pas përkeqësimit të shëndetit, ai u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ditët e fundit, Shkoza ishte në intubim dhe sot ka humbur jetën. 58-vjeçari, baba i tre fëmijëve, jetonte në Karkanjoz, ku ushtroi për më shumë se 30-vite profesionin e mësuesit.

Burimi: ABC News

Share With:
Translate »
478 Views