Krah bashkëshortes dhe Zahos, Rama merr çmimin e veçantë nga Hillary Clinton

Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin “Vital Voices Global” pas vendimit për të strehuar afganët në Shqipëri. Hillary Clinton e velrësoi ndër të tjera kryeministrin Rama edhe për përfshirjen e grave në qeveri.

Ceremonia u zhvillua në New York. Kryeministri kishte shkuar së bashku me familjen dhe shoqërohej në takim nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël Zaho.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se para 30 vitesh shqiptarët ishin si afganët sot.

“Kur mu desh të bëja publik vendimin për të pritur afganët postova një foto të afganëve në avion në atë avionin e çmendur që iku nga Kabuli ding me njerëz dhe të shqiptarëve në anije 30 vjet më parë E njëjta pamje, të njëjtit njerëz, vetëm kombe të ndryshme në mjete lëvizëse të ndryshme. Jam shumë krenar t’ju them se asnjë parti politike shqiptare nuk i tha jo pritjes së këtyre njerëzve dhe opinioni publik ishte në mbështetje të mikpritjes së tij. Duhej ta bënim edhe si detyrim ndaj fëmijëve tanë. Ata duhet ta dinë se në këtë kohë ka një kohë kur merr dhe ka një kohë kur jep”, tha Rama.

Vital Voices Global është një organizatë ndërkombëtare, jo fitimprurëse, jo qeveritare, e themeluar në SHBA nga Hillary Clinton, Melanne Verveer, Madeleine Albright./tvklan.al

Share With:
Translate »
179 Views