Krah bashkëshorteve dhe fëmijëve, si i uruan Krishtlindjet liderët e politikës shqiptare
Sot është 25 dhjetor dhe besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjet.
Përmes postimeve në Facebook, politika shqiptare ka uruar festa të gëzuara.
Kryeministri Rama ka ndarë në Facebook një video me fëmijët që kanë ardhur në jetë këto festa dhe shkruan: MIRËMËNGJES, dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje.
Ndërkohë, kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë një foto me bashkëshorten Liri Berisha dhe shkruan: Gëzuar natën e lindjes së Krishtit Mbret! Krishtlindje të tjera më mirë të na gjejnë. Lavdi Krishtit! #sb
Edhe Meta ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi dhe shkruan: Në vigjilje të Krishtlindjes! Gëzuar në familjet tuaja!