Krahasimi than shpirtin; Mos i krahasoni fëmijët as me motrat dhe vëllezërit
Krahasimi than shpirtin. Shpesh dëgjojmë prindër duke filluar nga nënat që i krahasojnë fëmijët e tyre me fëmijë të tjerë: “ Djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë”.
Prindër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezrit apo motrat e tyre. E para, janë njerëz të ndryshëm dhe e dyta, krahasimi kultivon te fëmija zilinë dhe inatin për tjetrin. Fëmija mendon se ai tjetri i duket mamit më i mirë dhe për këtë arësye e do atë në vënd të tij.
Kini kujdes prindër, më pas mos u çudisni kur fëmija juaj të bëhet më shumë problematik se i lumtur dhe të bëhet një i rritur i pandjeshëm. /Lira Gjika