Kreu i Urgjencës flet për 21-vjeçaren që vdiq nga Covid-19: Gabimi që po bëjnë të rinjtë!
Kreu i Urgjencës Kombëtare , Skënder Brataj, në një intervistë për Report Tv foli në lidhje me uljen e moshës së të prekurve nga koronavirusi. Ai u shpreh se moshat e reja, po i neglizhojnë masat. Kështu ata bëhen burim infeksioni për familjen e tyre. Duke iu referuar rastit të 21-vjeçares, viktimës më të re nga koronavirusi në vend, Brataj u shpreh se në këtë rast nuk kishte rëndësi mosha, aq sa kishin sëmundjet bashkëshoqëruese që kishte vajza.
“Nuk është se zgjedh virusi, e zgjedhim ne virusin. Frika ime është se pas infeksionit të të rinjve mos të infektohen familjarët. Përsa i përket vajzës 21-vjeçare, që humbi jetën pak ditë më parë nga koronavirusi , ajo kishte tre sëmundje së bashku. Kur ka sëmundje të tjera nuk varet më nga mosha. Moshat e reja edhe po u prekën nuk kanë pasoja, por kanë të tjerët, familjarët. Në qoftë se shkojmë në plazh 5 persona nga 5 familje të ndryshme që këtu është bërë dëmi. Mos mbajtja e maskave është vatër infeksioni”