Kris hodhi dyshimet se Kendall është shtatzënë dhe e bija s’ia kurseu përgjigjen publikisht
Për një emoji! Kris Jenner ka bërë lëmsh rrjetin pas një statusi në Twitter që hodhi dyshimet se Kendall Jenner është në pritje të ëmbël. “Ti mund ta bësh këtë”-shkroi Kris shoqëruar me emojin e një biberoni.
Kaq u desh për të nisur aludimet se Kendall është shtatzënë dhe Twitter po ziente nga statuset mbi pritjen e ëmbël të modeles.
Kjo e fundit reagoi duke “i tërhequr veshin” të ëmës. “Ma, kjo duket si deklaratë shtatzënie”-shkroi Kendall në një postim në Twitter.
Por çfarë ndodhi vërtet? Kris ishte duke parë episodin e ri të “Keeping up with The Kardashians” ku Kendall po kujdesej për fëmijët e Khloe dhe Kim Kardashianit. Kjo ishte edhe arsyeja e statusit të Kris, e cila edhe njëherë arriti të merrte vëmendje duke i bërë të gjithë lëmsh me vetëm një emoji.
