Krishtlindje me krushqit, kështu po feston familja e Ardit Gjebreas

Ardit Gjebrea ka shkuar për Krishtlinde në Korçë, ku prej vitesh ai kalon festat e fundit të vitit dhe kohë të bukur me familjen. Ka të drejtë. Pak qytete si Korça ofrojnë të atillë atmosferë në Shqipëri.

Megjithatë më shumë sesa mjedisi, rëndësi kanë njerëzit dhe ata janë vërtet të zgjedhur. Gjebrea ka postuar një foto nga një restorant tradicional i Korçës ku shihet që bashkë me familjen dhe miqtë po feston rreth tryezës.

“Gëzuar Krishtlindjen! Family & Friends #christmaslunch #korce #tavernavasili”, shkruan ai.

Dallohet që në tryezë janë të ulur dhe e dashura e Jonit, Marilin dhe babai i saj, biznesmeni, Adi Haxhiymeri. Me ç’kuptohet tashmë familjet festojnë bashkë. Madje janë aq të ngrohta marrëdhëniet, sa Anna ka lënë pak vendin pranë prindërve të saj dhe është afruar te prindërit e Merilin ku ndodhet dhe një shok i vogël i saj.

Festat me familjen dhe miqtë janë më të bukurat…

Gëzuar Krishtlindjen! Family & Friends #christmaslunch #korce #tavernavasili

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Share With:
Translate »
2114 Views