Krishtlindje më të gëzuara për politikanin shqiptar, do të takojë për herë të parë të dashurin e vajzës
Krishtlindja është një festë për t’u kaluar me familjen. Këtë herë për Edi Palokën festa do të bëhet dhe më e madhe sepse do i bashkohet shoku i vajzës.
Edi Paloka ka një vajzë të rritur nga martesa e parë. Ai ruan marrëdhëniet me të dhe pas divorcit dhe këto Krishtlindje ajo ka vendosur t’i prezantojë të dashurin. Politikani ka treguar për Gazetën Shqiptare që ata do të festojnë në një restorant pranë shtëpisë. Bashkë me Krishtlindjen do të festojnë dhe ditëlindjen e tij, sepse para pak ditësh ka mbushur 52 vjeç.
“Krishtlindjet do t’i festojmë në një restorant pranë shtëpisë. Ndërkohë do të festojmë dhe ditëlindjen time. Kam mbushur 52 vjeç dhe pse nuk tregohet mosha. Ndërkohë që vajza e madhe do të na prezantojë me shokun e saj për herë të parë”, ka thënë deputeti i PD-së për GSH.
Një festë vërtet e gëzueshme dhe e paharueshme.
