Krishtlindje në shtëpinë e Inva Mulës, çfarë gjeti Nina poshtë pemës dhe pse ka një kukull të preferuar

E ftuar sot në emisionin “Rudina” për të rrëfyer atmosferën e Krishtlindjes në shtëpinë e saj ishte sopranoja Inva Mula. Ajo u shfaq në një studio televizive për herë të parë me vajzën Nina.

Të dyja ishin veshur me ngjyrat e festave, Inva me një fustan të kuq ndërsa Nina me një fustan të gjelbër me motivet e bredhit. 

Pikërisht këtë fustan, Nina e gjeti poshtë bredhit dhe e veshi me shumë kënaqësi në studio. Veç të tjerash Nina tregoi për dëshirat e saj.

Ajo tha se kur të rritet i pëlqen të bëhet doktoreshë edhe pse ka një lidhje geni deri diku të pavetëdijshme për artin. Ajo shkon në kurs baletin dhe po ashtu merr mësime pianoje dhe jo vetëm.

Por Nina ka kohë edhe të luajë me kukulla. Ndër ta ajo njërën e ka të preferuar. Kukulla e saj e zemrës quhet Xhani dhe ka një arsye të veçantë se përse e do aq shumë. Xhani është lodra që Inva ka luajtur në fëmijërinë e saj dhe sot ia ka trashëguar të bijës e cila edhe në festë Krishtlindjesh kalon kohë me të.

Nina gjithashtu u uroi festat të gjithë shqiptarëve! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1093 Views