Kristina Baki bëhet nënë dhe zbulon emrin që i vendosi vajzës
Kristina Baki është bërë sot nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Kristina duke postuar një foto të vogëlushes së porsalindur ku tregon duart e saj të vockla.

Modelja ka zbuluar se ajo dhe partneri i kanë vendosur vajzës emrin Siera.

“Mirëseerdhe në botë bebja ime Siera”, shkruan Kristina krah postimit ku ka marrë shumë urime.



