Kritikohen vazhdimisht se nuk ia zbulojnë portretin e fëmijës së tyre, flet gruaja e Gold AG

Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër për herë të parë nëntorin e kaluar.

Dyshja duket se po e ruajnë me shumë fanatizëm jetën private, e po ashtu kanë vendosur të mbajnë të birin larg syrit të publikut.

Të njëjtit deri më tani nuk ia kanë zbuluar as edhe fytyrën, gjë që ka bërë të komentohet në masë të madhe në rrjet.

Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

Së fundmi partnerja e artistit nga Presheva ka bërë një pyetësor në Instagram, gjersa të shumta kanë qenë pyetjet rreth djalit të tyre.

“E keni bërë bajat mos me ia qit fytyrën djalit”, ka qenë një nga pyetjet që i është parashtruar.

“Për gjithçka ekziston hera e parë. Më 27 nëntor prite po ta bëjmë qejfin”, u përgjigj ajo.

Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

Një tjetër ndjekës i është drejtuar po ashtu me të njëjtën pyetje, se përse nuk po ia shfaqin fytyrën.

“Guerilin e ruan All-llahu, jo ne, vetëm se nuk e kemi parë të arsyeshme ne si prindër që ta ia publikojmë”, tha më tej ajo.

Gold AG më 28 nëntor ka njoftuar se do ta lansojë një këngë dedikuar të birit. 

Share With:
Translate »
175 Views