Kritikohet ashpër Chris Brown për dhuratën që i bëri të bijës

Chris Brown është gjendur në mes të kritikave për shkakun e një dhurate që ai i ka bërë vajzës së tij 3-vjeçe.

Ditën e mërkurë, këngëtari i hitit “Forever” ka publikuar në Instagram një video të vajzës së tij të vogël, së cilës i kishte blerë një kafshë shtëpiake të re. Ndërkohë që klipi është konsideruar i këndshëm nga disa, pjesa tjetër ka shkërthyer ndaj babait 28-vjeçar, duke e akuzuar këngëtarit se ka larguar majmunin e vogël nga nëna e tij.

Një përdorues i Instagramit ka shkruar: “Duket qartë që nuk ke as zemër dhe as tru, duke qënë se bën diçka kaq mizore ndaj një kafshe”.

“Çfarë idioti” shkruan një tjetër. Ky është një abuzim kafshësh. Nuk e di që majmunët bëhen agresiv nëse i mban të mbyllur? Çfarë dhurate e bukur për vajzën tënde…”.

Share With:
Translate »
791 Views