Krizë në çift? Elia dhe Princi Leka festojnë të ndarë ditëlindjen e vajzës

Nuk është hera e parë që personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar arrijnë të mbajnë fshehur nga publiku dhe mediet e ndryshme ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre, por nëse do të na duhej të zgjidhnim më diskretët, e sigurt që Elia Zaharia dhe Princ Leka do të kryesonin listën.

Çifti mbretëror arriti të fshihte me përpikëri lajmin e pritjes së ëmbël deri më 22 tetor të vitit 2020, ditën kur bënë me dije se ishin bërë prindër për herë të parë. Nuk vonoi shumë dhe u zbulua edhe emri i vogëlushes, Geraldina, tulipani i ri i familjes, në nderim të stërgjyshes së ndjerë.

Ditën e sotme, e vogla e familjes feston ditëlindjen e tretë dhe siç është bërë tashmë traditë, prindërit dhe familjarët e tjerë e kanë uruar në rrjete sociale. Mami Elia ka zgjedhur të publikojë disa foto me prindërit e saj dhe dajë Amosin, ndërkohë që nuk mungon as poza klasike matchy-matchy me vajzën e ditëlindjes. Por ajo që bije në sy është fakti që Princi Leka nuk duket askund në foto.

   

Ai  ka postuar më vete një foto të bukur bardh’e zi ku ndjek me sy të bijën ndërkohë që hedh hapat, një moment aq i ëmbël që veç një baba mund të ketë me të bijën. Fotoja është e vjetër dhe nuk është pjesë e setit të ditëlindjes së tretë të vogëlushes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Ndërkohë nga një hulumtim në instagram, zbuluam se çifti nuk ndiqen me njëri-tjetrin, ndërsa kanë  fshirë edhe fotot me njëri tjetrin…. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
182 Views