Kroi Art është me fat, kur babi i mungon në shtëpi, e di se ku ta gjejë

Në familjet shqiptare jemi mësuar që babai shpesh të mungojë në shtëpi pjesën më të madhe të ditës pasi i duhet të shkojë në punë për të siguruar të ardhura. Por gjërat kanë ndryshuar dhe për fëmijët tashmë po kujdesen gjyshet apo dadot ndërsa prindërit janë të dy duke siguruar të ardhmen e fëmijëve. Por ndryshe nga fëmijët e tjerë, Kroi është pak me më shumë fat. Babai i tij, Alban Dudushi bën një punë për të cilin i duhet të dalë në ekran. Ndaj, edhe kur ai mungon në shtëpi, Kroi e di se ku ta gjejë. Ashtu si edhe mbrëmjen e sotme, Kroi ka ndjekur babi Albanin teksa ishte i ftuar në emisionin “Thurrje” në kanalin T. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
937 Views