Krushqi me Sabianin? Ja çfarë thotë Robert Aliaj për afrimitetin e Kristit me Keisin
Keisi Medini, vajza e këngëtarit dhe ish-konkurrentit të ‘Big Brother VIP’, Sabianit, nuk e mendoi se do krijonte një marrëdhënie romantike brenda shtëpisë, mirëpo siç është ajo shprehja: Kurrë mos thuaj kurrë!
Këto ditë, Keisi është duke krijuar një afrimitet me Kristin, djalin e Robert Aliajt. Të dy i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, aq sa ka mbetur vetëm 1 puthje për ta finalizuar lidhjen. Por, si shikohet kjo njohje jashtë shtëpisë së Big-t?
Babai i Kristit, Roberti ka folur në një lidhje telefonike me emisionin ‘Fan Club’ në ‘Top Channel’ ditën e sotme për djalin e tij dhe ecurinë e tij në shtëpinë e Big Brother. I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha:
“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka.”
I pyetur në lidhje me marrëdhënien e Kristit jashtë BBVA, Roberti mohoi të dinte se kishte një lidhje.
“Portalet shqiptare bëjnë thashethemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë.”
Kujtojmë se vetë Kristi ka pohuar se është në një lidhje me një vajzë të huaj. Veprimet e tij me Keisin lënë shumë pikëpyetje pas, duke qënë se ai ka treguar se e dashura po e pret jashtë. Tashmë i mbetet Kristit në dorë të vendosë pikat mbi ‘i’ këtij muhabeti. Ose të nisë romancën me Keisin, ose jo, duke vazhduar të qëndrojë me atë që ka jashtë.