‘Ku e ke bebin?’, pasi u shfaq me barkun e sheshtë, Arbenita i përgjigjet ndjekësit

Çifti shumë i dashur për publikun, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Përgjatë ditëve të fundit, Arbenita ka publikuar në rrjete sociale foto ku shfaqet me barkun e sheshtë dhe kjo ka nxitur kureshtjen e ndjekësve. “Ke lindur?”, “Ku e ke bebin?”, “Ku shkoi barku?”, janë vetëm disa nga komentet e tyre.

Nisur nga këto komente, Arbenita ka reaguar, duke sqaruar se e përdor Instagramin për biznes dhe se fotot janë të bëra më parë.

“Je shtatzënë, pse po poston foto pa bark? Bëje që të ketë kuptim të lutem”, i ka shkruar një ndër ndjekësit.

“Instagrami është platforma ime e biznesit. Kam kontrata dhe foto që i kam bërë më parë”, ka replikuar modelja.

Share With:
Translate »
410 Views