Ku i ka sot kaçurrelat? Këngëtarin shqiptar me bast që s’do ta njihni
Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani feston sot ditëlindjen.
Ai ka bërë një urim të veçantë për veten në Instagram, ku ka publikuar edhe një foto nga fëmijëria.
Me flokët kaçurrela dhe i rrumbullakosur, Ylli Limani nuk do të njihej nëse s’do ta publikonte vetë këtë foto.
Fjalët që ai ka zgjedhur t’i thotë vetes për 24-vjetor, janë shumë herë më prekëse dhe këshilla që çdokush do të donte t’i dëgjonte në fëmijëri:
“Do të doja t’i kisha thënë që të shihte më pak televizor, të lexonte më shumë dhe normalisht të këndonte. Të mos ndalej duke kënduar. Do t’i thoja që një ditë do t’i bësh krenar njerëzit e rëndësishëm të jetës dhe çdo hap drejt suksesit, sado i vështirë, ka për t’ia vlejtur. Do t’ia vlejë sepse do të kesh pranë njerëzit që të duan më shumë. Dhe gjëja më e rëndësishme që do t’i thoja është se do të bëhet mirë, edhe kur duket se më keq nuk bëhet. Shumë urime për Yllin!”.