“Ku ka dashuri, ka familje”, historia e babait “ndryshe” që adoptoi një fëmijë të sëmurë dhe e bëri kampion olimpik
Jerry Windle, një burrë “ndryshe” kishte dashur të bëhej baba për shumë kohë. Ai u përpoq të birësonte një fëmijë në SHBA dhe një ditë lexoi një revistë ku përshkruante jetën e jetimëve në Kamboxhia. Ai nuk hezitoi dhe kontaktoi direkt zyrtarët kamboxhianë, ku shumë shpejti mori lajmin që i ndryshoi jetën.
Në Qershor të vitit 2000, Jerry shkoi në Phnom Penh, Kamboxhia për të birësuar një fëmijë dhe u njoh me Jordan, që kishte jetuar në jetimore që kur prindërit e tij humbën jetën. Vogëlushi vuante nga kequshqyerja, zgjebja dhe infeksione të shumta. Jerry e çoi në shtëpi në Florida, e ushqeu dhe u bë menjëherë babai i tij.

Edhe pse u bënë një familje, ata u përballën me shumë pengesa. Jordan kishte shumë probleme shëndetësore, ishte i rraskapitur dhe i dobët dhe në fillim komunikonte me Jerryn përmes gjuhës së shenjave para se të mësonte anglisht.
Në atë moment, Jordan ishte 2 vjeç, por ai peshonte vetëm 16 kilogramë. Babai i tij nuk e dinte nëse do të jetonte apo jo. Ai premtoi se do të bënte gjithçka që mundej në mënyrë që djali i tij i ri të mos vuante përsëri.

Ëndrrat Olimpike të Jordanit filluan në moshën 7 vjeç. Ai tërhoqi vëmendjen e Tim O’Brien, djalit të një trajneri të famshëm të zhytjes, Ron O’Brien, në kampin e zhytjeve. Pastaj Jordan hyri në një program të veçantë zhytjeje dhe filloi të arrijë sukseset e tij të para.
Gjatë kësaj kohe ai takoi medalistin e artë olimpik dhe aktivistin LGBT Greg Louganis, ku e quajti Jordan “Luganis i Vogël”.

Pas 3 provave olimpike, së pari në moshën 13 vjeç, pastaj në moshën 16 – Jordan arriti ëndrrën e tij prej 15 vjetësh dhe u kualifikua për ngjarjen e platformës së meshkujve.
Sot, Jordan do të konkurrojë për Shtetet e Bashkuara në Lojërat Olimpike dhe do të përfaqësojë Kamboxhian. Ai kohët e fundit bëri tatuazh flamurin e Kamboxhias në krahun e tij, në mënyrë që njerëzit ta shohin kur ai zhytet.

Baba e bir janë dhe autorë të një libri për fëmijë që u botua në vitin 2011. Libri, i titulluar “Një jetim, jo më shumë: Historia e vërtetë e një djali”, tregon historinë e një gjeli, të cilit kafshët e tjera i thanë se nuk mundte të mos jesh baba pa pulë.
Një ditë, ai bie ndesh me një vezë që askush nuk e dëshiron. Ajo që del është një rosë, por pavarësisht pamjes së tyre të ndryshme, të dy do të dëshmonin se “ku ka dashuri, ka familje”.