Ku u frymëzuan? Zbulohet emri i rrallë që Kristina dhe Mario i vunë vajzës së tyre
Një lajm i bukur ka gëzuar familjen e njohur Veshaj ditën e djeshme.
Mario Veshaj, vëllai i binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj, dhe partnerja e tij, Kristina Mere, janë bërë prindër për herë të parë.
Kristina ka sjellë në jetë një vajzë, duke i bërë kështu Donaldin dhe Romeon xhaxhallarë për herë të parë.
Tashmë është zbuluar edhe emri tejet unik që çifti ka përzgjedhur për vogëlushen e tyre.
Vajza e sapolindur është pagëzuar me emrin Bluem Veshaj.
Ardhja në jetë e Bluem shënon një kapitull të ri dhe shumë të lumtur për Marion dhe Kristinën, të cilët tashmë nisin rrugëtimin e tyre si prindër.