“Ku vete me këta thonj o çupë?” Rita Latit nuk iu durua pa komentuar kur pa thonjtë e të bijës
Roza Lati i habiti jo pak ndjekësit me dekorin e thonjëve që ka realizuar së fundmi. Ajo zgjodhi të bëjë sirena në gishtat e saj dhe artin në thonj e publikoi në ‘Instagram’.
Komenti që mori më shumë vëmendje qe siç pritej ai i Ritës, nënës së saj që shkroi: “Ku vete me këta thonj o çupë”.
Komentet e tjera shprehnin jo pak habi, por ka nga ata që e kanë pëlqyer zgjedhjen e Rozës, e të tjerë që nuk ju duket e hijëshme.
Si shpesh herë, moderatorja bën zhurmë me shumë pak mund dhe me idetë aspak të zakonta që ve në jetë.