Kuçovë | 4 persona përdhunojnë dhe lënë shtatzënë të sëmurën mendore

Emisioni “Boom” në muajin shkurt denoncoi abuzimin seksual të një vajze me probleme mendore e cila jeton në Kuçovë. Pak muaj më pas, 30-vjeçarja është 6-muajshe shtatzënë. Duke folur për “Boom”, e reja u shpreh se nuk e di kush është babai i fëmijës dhe e se e kanë përdhunuar 3-4 veta.

“Ngaqë jam pastrehë më futen njerëzit, është keq, është problem, më përdhunojnë. Nuk e lë dot tek shtëpia e fëmijës, është djalë. Më përdhunuan 3-4 veta, nuk e di kush është babai i fëmijës. Njëri më përdhunoi rrugës në qendër të Kuçovës, njëri këtej, tjetri brenda”, u shpreh ajo.

Deri më sot nuk ishte marrë asnjë masë për strehimin e 30-vjeçares kështu që në këto kushte gazetaret e “Boom” në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimit Social Kuçovë kontaktuan me shoqata të ndryshme. Njëra praj tyre mori përsipër strehimin e vajzës por pas 24 orësh u dorëzua dhe tha se ky rast është shumë i vështirë për tu menaxhuar.

Share With:
Translate »
781 Views