Kujdes kur hidhni fotot e të vegjëlve në rrjetet sociale: kapet rrjeti që përdorte foto të fëmijëve, përfshirë foshnjat, për qëllime shfrytëzimi
Kujdes kur hidhni fotot e fëmijëve në rrjetet sociale: kapet rrjeti që përdorte foto të fëmijëve, përfshirë foshnjat, për qëllime shfrytëzimi
Kanë shkëmbyer qindra fotografi dhe video për qëllime të errëta që përfshijnë edhe foshnjat. Trembëdhjetë ndalime dhe njëzet e një padi në të gjithë Italinë në një oper acion policor, kundër shfrytëzimit sek-sual të të miturve në internet.
Trembëdhjetë persona kishin një sasi të madhe dosjesh por-no-grafike të fëmijëve. Njerëz të moshave dhe kategorive të ndryshme janë nën hetim: nga nëpunësit civilë tek profesionistët, nga njerëzit me arsim të kufizuar deri tek të diplomuarit.
“Kjo dëshmon për përhapjen tërthore të fenomenit”, shpjegojnë hetuesit. I gjithë rrjeti midis qytetarëve italianë dhe të huaj, shkëmbenin fotografi dhe video në internet me akte të turpshme, dhe të qarta midis të rriturve dhe të miturve.
Në total, u kapën më shumë se 250,000 dosje. Po punohet në një përpjekje për t’u dhënë një emër fëmijëve për të bërë të mundur sigurinë e tyre.
Për këtë oper acion, u infiltruan shumë operatorë të policisë, të cilët bënë të mundur identifikimin e përdoruesve të fotografive dhe videove.
Rezultatet e punës së fshehtë – së bashku me hetimet kompjuterike, inspektimet dhe ndjekjet – e çuan autoritetin gjyqësor të urdhërojë kontrolle në të gjithë Italinë.
Në shtëpitë e të dyshuarve, u kapën pajisje të shumta kompjuterike, të përdorura për ruajtjen e dosjeve.